Lëndohet futbollisti i Realit, mungon ndaj Villarrealit (FOTO)

Dani Carvajal është i lënduar dhe do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e rëndësishme kundër Villarrealit.
Dani Carvajal do të mungojë në duelin kundër Villarrealit të mërkurën.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit nuk ishte prezent në stërvitjen e ekipit pas një dëmtimi që pësoi në duelin e kthimit kundër Wolfsburgut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raportojnë mediat spanjolle.

Trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron ta rrezikojë.

Andaj, Carvajal do të mungojë edhe në takimin e ardhshëm të La Ligës kundër Villarrealit.