LDK dhe VV arrijnë marrëveshje koalicioni

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri kanë arritur marrëveshje koalicioni për ta mbështetur Xhafer Tahirin e LDK-së në balotazhin e 19 nëntorit.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se kjo marrëveshje është arritur parimisht, ndërsa do të bëhet publike në ditët vijuese.

Siç mëson portali Veriu.info, Lëvizjes Vetëvendosje do t’i jepen nga LDK-ja 6 drejtori dhe nënkryetari i komunës.

Pritet që Xhafer Tahirin ta mbështes edhe AKR-ja, e cila në zgjedhjet e 22 tetorit ka fituar 8% të votave, por që akoma nuk kanë arritur marrëveshje koalicioni, edhe pse janë duke bërë negociata intensive.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit do të përballen Ferit Idrizi i PDK-së që ka marrë 33.29% të votave dhe Xhafer Tahiri i LDK-së që ka marrë 25.64%. Ndërsa, jashtë balotazhit ka mbetur Besim Muzaqi i VV-së me 25.10% apo vetëm 170 vota më pak se Tahiri i LDK-së. I katërti është renditur Nasuf Aliu i AKR-së që ka marrë 8% të votave.