Largohet nga Krocia, por nuk di kë të zgjedhë, Kosovën apo Shqipërinë

Talenti kroat i Hajdukut të Splitit, Elvir Maloku nuk do të luaj më me Kombëtaren Kroate. Por talenti 18 vjeçar ka një sfidë tjetër para vetës, që të zgjedhë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kam vendosur mos të luaj më me Kroacinë. Do të zgjedhë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet të pres nëse më thërrasin. Më herët Shqipëria më ftoi por atëkohë nuk më liroi klubi. Tani do të pres ftesën tjetër” ka thënë Maloku.
Elviri ka lindur në Rijekë të Kroacisë, dhe ka luajtuar vazhdimishtë me grupmoshat e Kroacisë. Karrierën e ka filluar te Lokomativa e Rijekës, për të kaluar më pas në disa klube lokale të Rijekës dhe për t’ë përfunduar më pas te klubi njohur kroat, Hajduk Split.
Kartoni i tij në treg llogaritet rreth 500 mijë euro.