Largim i madh dhe i papritur nga Feronikeli

Pas largimit të kryesisë, e cila u zëvendësua me një tjetër kryesi, nga Feronikeli është larguar edhe një tjetër individ i njohur dhe i rëndësishëm.

Fjala është për Ramiz Dërvishin, njeriun i cili qe shumë vite ishte pjesë e pandashme e Feronikelit.

Lajmin e kanë bërë të ditur burimet të besueshme të “Zërit” nga Drenasi, ku Feronikeli tashmë i ka nis stërvitjet me kryetrajnerin e ri, Ismet Munishi.

Dërvishi kryesisht ka qenë ndihmëstrajner, por ka punuar edhe si kryetrajner në Feronikel.

Image

Ai ka dhënë kontribut të madh në sukseset e viteve të fundit të Feronikelit.

Ende nuk dihen arsyet e ndarjes së Dërvishit me klubin e tij të zemrës.

Asnjëra nga palët ende nuk janë  deklaruar rreth situatës në mes tyre, por sqarimet pritet të dalin gjatë ditës së sotme.

ramiz dervishi

Lexo tjetër  Atë çfarë bënë xhamia e Plluzhinës së Skenderajt, do ta ketë lakmi çdo xhami tjetër në Kosovë (FOTO)