Lamtumirë Real, Zidane befason me klubin e ri

Zinedine Zidane në fund të sezonit mund të largohet nga Real Madridi

Trajneri francez, Zinedine Zidane, dhe Real Madrid mund të ndahen në fund të sezonit, edhe pse kanë kontratë deri në vitin 2020.

Sipas të përditshmes sportive katalonase, Zidane po planifikon largimin nga Los Blancos, me të cilin ekip fitoi dy Liga të Kampionëve dhe një La Ligë.

Mundo Deportivo shkruan se Zidane do të bëhet selektor i Francës pas kampionatit Botëror “Rusia 2018”, përcjell Express.

Mbetet të shihet nëse në fund të sezonit Zidane do t’i thotë lamtumirë Real Madridit. /Express/