LAJMI I FUNDIT: Sulmohet Edi Rama brenda Kuvendit të Shqipërisë

Eshte mbyllur me tensione seanca e sotme e Kuvendit. Deputetet e opozites bllokuan foltoren e Kuvendit dhe goditen ne drejtim te Rames me shishe me uje veze e miell. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci  perjashtoi nga seanca Klevis Balliun, Ervin Salianji dhe Flamur Noka.

Rucit iu desh te nderpriste 4 here seancen parlamentare e cila u mbyll me votimin e ligjeve e marreveshjeve qe ishin ne rend dite.

Ora 11: 34  Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputetet e opozites i bien foltores.

  Ora 11: 23  Tension ne Kuvend. Rama goditet me shishe e vezë. Përjashtohet dhe Klevis Balliu

Ora 11: 20 –  Kryeministri Rama kthehet ne parlament.

Sali Berisha: Nxirr jashtë Edi Ramen, nese nuk e nxjerr parlamenti do ta nxjerre jashte per leckash

Ora 11: 16: Nis seanca ne Kuvend. Kabineti qeveritar u largua deri ne momentin kur do te pastroheshin karriget. Nderkohe Ruci perjashtoi dhe Ervin Salianji.  Ruci nderpret seancen per here te katert.

Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

Ora 11: 13- Ruci perjashton nga seanca Flamur Noken dhe nderpret seancen deri ne momentin kur garda te nxjerre jashte Noken.

Ora 11: 05 Deputetët e opozites hedhin miell ne drejtim te kryeministrit. Deputeti demokrat Flamur Noka hodhi miell në drejtim të kryeministrit.

 

Ora 11: 03 – Deputetet e opozites bien me duar foltores se Kuvendit dhe therrasin: Liro Kuksianet

Ora 10: 52- Mbërrin Rama në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren me pankarta në duar.

Deputetët e opozitës  i bien foltores ndërkohë Braçe akuzon Bashën se ka vrarë njerëz në pluralizëm.

Në foltore ndodhen dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.

Rama mberrin ne Kuvend, Noka i ve pankarten: Liro kuksianet!
Foto: LSA

Lexo tjetër  Ky është shefi i grupit të ri parlamentar të dorëhequrve të VV-së

Ora 10:47 – Opozita bllokon foltoren e Kuvendit dhe kërkon përjashtimin e kryeminisrit Edi Rama. Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-se Basha, në foltoren e Kuvendit u afruan dhe deputetët e tjerë demokratë.

Shërbimit të sigurisë e cila u afrua për të larguar deputetët, Ruçi u kërkoi të largohen ndërsa Bashës i tha se po vepronte në kundërshtim me rregulloren.

Basha: “Ky parlament nuk do të vazhdojë asnjë sekond pa e nxjerrë nga salla kryeministrin Rama. Ndale seancën menjëherë. Përjashtoje! Nuk ka për të pasur procedim normal pa larguar njeriun që ka ofenduar të gjithë shqiptarët”

Gramoz Ruçi: Nuk mund të merrni vendime për të pezulluar seancën. Është në kundërshtim me rregulloren

Më pas Ruçi ndërpreu seancën për 5 minuta.

Basha ne foltore: Mos harroni kuksianet

Ora 10: 37 Me pankarta “Liro Kuksianet! Arresto kriminelet!  deputetët e opozitës janë ulur në kuvend.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të mos i harrojnë kuksianët e arrestuar.

“Sot është dita e 13-të ku 11 kuksianët mbahen në burg. Ky kryeministër i cili vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë i do në pranga kusianët e varfër” tha Basha.

Takimi me grupin PD

Kryetari i Partisë Demokratike takoi grupin parlamentar para seancës parlamentare. Ndërkohë dje në takimin me aleaten LSI, është vendosur që të ndërmerren hapa për dënimin e kryeministrit Edi Rama për thyerje të etikës, duke mos e lejuar të flasë në foltore. Kjo për shkak se byroja vendosi të rrëzojë kërkesën e LSI-së për përjashtimin e kryeministrit Rama , për thyerje të etikës.

Ajo çka nuk dihet është nëse kryeministri do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare.

Zbardhet aksioni i opozitës në Kuvend

/Ora News.tv/

Tags

error: Content is protected !!