“Lajmet e rreme përhapen më shpejtë nga ato të vërteta”

Lajmet e rreme përhapen për 70 për qind më shpejtë nga përdoruesit e rrjeteve sociale sesa lajmet e vërteta, flasin të dhënat e një studimi lidhur me informacionet të cilat përhapen në Twitter, raporton Anadolu Agency (AA).

Studimi në fjalë është iniciuar nga shqetësimi mbi atë se “përse të ashtuquajturat lajme të rreme, të prodhuara qëllimisht që për bazë kanë fabrikimin me burime të pabesueshme, përhapen shumë shpejtë në internet”.

“Rrebeshi i lajmeve të rreme” filloi të kritikohet shumë dy vite më parë, gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe pas vendimit të qytetarëve të Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE).

Studimi ka shqyrtuar qindra mijëra lajme të rreme të përhapura në Twitter në periudhën 2006 -2017. Hulumtuesit të cilat punuan në Institutin Teknologjik në Massachusetts, gjetën 126.000 histori të fabrikuara që ishin përhapur nga rreth tre milionë njerëz.

Sipas gjetjeve, lajmet e fabrikuara janë përhapur 70 për qind më shumë nga lajmet e vërteta, ndërsa këtyre të fundit u është dashur gjashtë herë më shumë kohë për të arritur tek 1.500 njerëz.

Studimi në fjalë është publikuar në revistën “Journal of Science”, në të cilin hulumtuesit thonë se dezinformata u përhapën më shpejtë nga shkaku se lajmet ishin më joshëse dhe të mbushura me skandale.

“Gënjeshtra u përhap dukshëm më larg, më shpejtë me shtrirje më të madhe krahasuar me të vërtetën, përfshirë të gjitha kategoritë e informacionit, ndërkohë që efekti ishte më i theksuar tek lajmet e rreme politike sesa tek ato për terrorizëm, fatkeqësi natyrore, shkencë, legjenda urbane ose informacion financiar”, thuhet në konkluzionet e hulumtuesve.

Ata thanë se lajmet e rreme ishin kryesisht i një lloji të ri, që bënte njerëzit t’i shpërndanë të njëjtat.

Lexo tjetër  Range Rover lëviz me 150 kilometra në orë, nëpër pistën e pjerrët të skijimit (Video)

Hulumtuesit kanë qenë të suprizuar nga shpejtësia e përhapjes së fabrikimit, krahasuar me lajmin e vërtetë.

“Këto gjetje kanë hedhur një dritë të re në aspektin fundamental të ekosistemit tonë të komunikimit online”, shkruan bashkautori i studimit Deb Roy.