Lajm i shumëpritur për qytetarët e Drenasit

 

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me SHKA “Shotë Galica”, organizojnë festivalin e instrumentistëve dhe këngëtarëve të rinjë popullorë me ç’rast bëhet dhe përurimi i Sallës së Kulturës në Drenas. Festivali mbahet të premtën, më datën 29.12.2017, në ora 15:00 në Sallën e Kulturës në Drenas (objekti i vjetër).

Gjithashtu Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon edhe eventin vjetor “Humoriada 2017”, me ç’rast fton të gjithë talentët që të marrin pjesë në këtë event. Humoriada mbahet të premtën, më 29.12.2017, ora 17:00, në Sallën e Kulturës në Drenas (objekti i vjetër).

Lexo tjetër  Emocionause/ Ja çfarë shkruan shoku i ngushtë për shokun që humbi jetën në Kllodërnicë (foto)