Lajm i mirë për kategoritë e dala nga lufta, ja çfarë vendimi mori Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontratat për dhënien e banesave për kategoritë e dala nga lufta.

Ahmeti ka thënë se nga ky program i Komunës së Prishtinës do të përfitojnë familjet më meritore.

“Sot, nënshkrova kontratat për 50 banesa për kategoritë e dala nga lufta. Pas një procesi disa mujor familjet më meritore do të përfitojnë nga ky program i Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar.

Lexo tjetër  S’ka liberalizim pa demarkacion dhe luftë kundër korrupsionit