Lajm i keq për Kosovën!

Inspektorët e UEFA-s që vizituan para disa ditësh Kosovës dhe inspektuan punimet që janë bërë në Stadiumin e Prishtinës, i kanë dërguar letër zyrtare edhe Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë çështje. Përmbajtjen e letrës e ka publikuare Koha Ditore dhe sipas asaj që thuhet aty, nuk është e sigurt që Kosova do të zhvillojë ndeshjet e veta në Prishtinë.

UEFA i ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) një letër të përgjigjshme për punët që janë kryer dhe që duhet të kryhen në stadiumin e qytetit të Prishtinës dhe aty ka shumë kritika.

E FFK-ja ia ka përcjellë këtë letër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që po merret me renovimin.

UEFA, pasi javë më parë dërgoi tre inspektorë për të inspektuar stadiumin që po rinovohet tash e dy vjet gati, në letër ka ngritur shqetësime serioze nëse stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve, që luhet më 10 shtator.

Në letrën e UEFA-s, dërguar të premten, thuhet se ka shumë punë për t’u bërë e disa edhe për t’u ribërë, pasi nuk janë bërë mirë.

UEFA ka kërkuar nga pala kosovare që më së largu deri më 20 prill të marrë informacione të sakta se kur do të përfundojnë punimet, kush do të jetë përgjegjës për mirëmbajtje pasi të rinovohet dhe kur do të bëhet testimi. Këto përgjigje nuk i morën me vete tre zyrtarët e UEFA-s, të cilët qëndruan në Kosovë më 4 dhe 5 prill. Zyrtarët e UEFA-s inspektuan punimet e deritanishme në stadiumin e Prishtinës, por u larguan nga Kosova pa dhënë ndonjë koment.

Lexo tjetër  Xavi thotë se mesfushori i Realit është pasardhësi i tij në fushë