Lacio, lëndohen Marketi e Berisha, mundësi debutimi për Strakoshan

Pas lajmit të keq të paradites, me dëmtimin në stërvitje të portierit Marchetti (përplasja me Lorik Canën i ka thyer hundën), Lazio është në ankth tashmë për portën.
Kjo për faktin se Etrit Berisha është në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë. Stafi mjekësor i Lazio-s do të bëjë të pamundurën që të rikuperojë portierin titullar të kombëtares shqiptare, por në rast se Berisha nuk do të jetë gati deri në fundjavë, atëherë më në fund do të debutojë në Serinë A, Thoma Strakosha.
Në stolin e Lazio-s prej 3 sezonesh, 20-vjeçari i Shqipërisë U21 grumbullohet rregullisht, por ende nuk ka pasur mundësi të luajë, për shkak se përpara ka dy portierë niveli dhe me shumë eksperiencë, por ndoshta i vjen shansi të dielën, kur Lazio të presë Empoli-n e Elseid Hysajt.