Ky mund të jetë shkëmbimi i dekadës

Vazhdon telenovela Ronaldo, me spekulimt për një largim të portugezit nga Real Madridi.

Klubet më të mira në botë po e ndjekin nga afër këtë situatë dhe duan ta bëjnë të vetin asin portugez.

Por sipas gazetës spanjolle “Don Balon” është Bayern Munich që vjen me një ide të çmendur. Kjo pasi bavarezët duan që t’i japin Realit sulmuesin Robert Levandovski dhe në këmbim të marrin Cristiano Ronaldo.

Nëse kjo realizohet, ky do të ishte shkëmbimi më i madh në histori të futbollit./Drenicapress/