Ky është veprimi i parë që bëri Lladrovci me asambleistët pas betimit (FOTO)

Pas betimit solemn para Asamblesë së re të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Bekim Jasharin dhe asamblkeistët e rinjë, shkuan te Memoriali i Jasharajve në Prekaz dhe vendosën lule pranë vendit ku prehet Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe anëtarët tjerë të kësaj familjeje të lavdishme, përcjell Drenicapress.info.

Lladrovci me këtë rast ka thënë se sot për Drenasin ka filluar një kaiptull i ri dhe së bashku me asambleistët e ri do ta bëjnë një Drenas më të mirë.

“Sot, filloi kapitulli i ri në qeverisjen e re të Drenasit, për mandatin e ardhshëm, me zotimet e njohura: ligj, transparencë e llogaridhënie. Së bashku me asamblistët do ta bëjmë Drenasin më të mirë. Po ashtu, me Kryetarin Bekim Jashari, do ta bëjmë edhe Drenicën më të mirë, ashtu siç e duan qytetarët”, ka thënë Lladrovci./Drenicapress.info/

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci