Ky është vendimi i KB Pejës

Skuadra verdhezi, Peja, ka marrë vendim pas përjashtimit që i bëri Federata e Basketbollit të Kosovës nga ETC Superliga.

Pejanët kanë njoftuar se kanë dërguar ankesë në adresë të FBK-së për t’u ankuar në vendimin e kësaj të fundit.

“KB PEJA ka shfrytezuar te drejten dhe ka paraqitur ankesë sipas afatit ligjor, ne adrese te Federates se Basketbollit te Kosoves lidhur me vendimin e Komisionit Diciplinor te dates 21.05.2015.

Ankesa do te behet publike pas shqyrtimit ne Komisionin e Arbitrazhes ne FBK.

Per te gjitha vendimet do ju njoftojme me kohe!

KB PEJA ju falemnderon per mbeshtetjen dhe interesimin e shfaqur gjate ketyre diteve!”, njofton klubi verdhezi.