Ky është roja që u vra duke parandaluar një grabitje në “Albi Mall”

 

Nazmi Ramadani u vra mbrëmë në krye të detyrës së tij si roje e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë nga disa persona të cilit kishin hyrë për të grabitur atë vend. Ai është qëlluar me armë zjarri nga tre persona që për cak kishin vjedhjen e një kasaforte në njërin nga lokalet e kësaj qendre.
Policia ka konfirmuar se për rastin në fjalë ka marrë informatën rreth orës 01:30 dhe se ka reaguar menjëherë.
“Policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur një person me plagë të marra në gjoks, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme fillestare dhe ato hetimore për të sqaruar rrethanat, ndërsa policia është në kërkim të autorëve që dyshohet se kanë kryer këtë krim”, tha Daut Hoxhaj nga policia e Kosovës.
Dyshimet e para siç shpjegon zyrtari për informim i policisë, ka qenë një vjedhje në proces. /Zeri/

Image