Ky është i riu që u mbyt me traktor në Kaçandoll (FOTO)

Foto ilus

Granit Begu, 25 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit në një zonë malore të fshatit Kaçandoll të Mitrovicës.Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar personeli mjekësor në QKUK.Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje aksidentale”.Më poshtë gjeni fotot e të riut nga faqja e tij në Facebook, e cila është mbushur me ngushëllime pas lajmit tragjik.Graniti ishte fejuar muajin e kaluar./Gazeta Blic