Ky është qyteti shqiptar që nuk ka hotel (VIDEO)

Ishte qytet, por kishte pamjen e një fshati. Belshi ishte lënë në harresë për vite me radhë, ndërsa qyteza pranë liqenit se fundmi po transformohet. Atje që ka përfunduar vetëm faza e parë e punimeve dhe duket e pabesueshme që këto pamje sot i përkasin Belshit.

“Ka transformuar pamjen e qytetit të Belshit, ku ndërtimet e paligjshme i kishin zënë frymën qytetit. Belshi deri dje ka qenë një xhep i fshehur, ku njerëzit duhet të niseshin me destinacion, pra nuk ishte një pikë kalimi”, shprehet kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani.

Faza e dytë parashikon ndërtimin e një pedonaleje përgjatë bregut të liqenit, por edhe krijimin e një zonë hotelerie, për të cilën Z. Tafani fton investitorët të paraqesin projektet e tyre.

“Ky projekt nuk përmbyllet këtu. Ka ardhur koha që në Belsh të kemi edhe struktura akomoduese. E kemi filuar një projekt me USAID. U bëjmë thirrje investitorëve vendas, se Këshilli i Bashkisë ka vënë në dispozicion një trual ndërtimi pranë liqenit të Belshit dhe i ftoj të investojnë”, thekson Tafani.

Projekti për rivitalizimin e qendrës së Belshit parashikon gjithashtu ngritjen e këndeve të lojërave, hapësirave sportive, një zonë plazhi etj. Po aq mahnitëse mbetet pamja që ofrohet natën e cila mbledh në këtë shesh qindra qytetarë.

/ Top Channel