Ky është qyteti ku u hapën më së shumti kompani ndërtimi gjatë këtij viti

Ndërtimtaria është një ndër sektorët që ka një hov zhvillimi në Kosovë. Pothuajse në çdo cep të qyteteve të Kosovës hasim në objekte që janë në ndërtim e sipër.
Bazuar në këtë edhe numri i kompanive të ndërtimit që operojnë në vendin tonë nuk është i vogël.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti në gjithë vendin janë regjistruar 266 kompani të reja të ndërtimit. Kjo u bë e ditur nga publikimi “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, TM1 2018”, që bëri Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkruan Ndërtimi.info.

Nga këto 266 kompani të reja ndërtimi, më së shumti u hapën në kryeqytet – gjithsej 49, pasuar nga Gjilani me 30, Ferizaj 29, ndërsa në Gjakovë gjatë periudhës janar-mars 2018 janë regjistruar 25 kompani të reja të ndërtimit.

Derisa, në disa komuna janë hapur dhjetëra kompani ndërtimi, në nëntë komuna është hapur vetëm nga një.

E, ndryshe qëndron në pesë komuna tjera. Në Junik, Mamushë, Ranillug, Partesh e Kllokot gjatë tre muajve të parë të këtij viti nuk është regjistruar asnjë kompani e re e ndërtimit./Ndërtimi.info

Lexo tjetër  Enver Hasani nuk tregon se kush ja ofroj postin e kryeprokurorit