Ky është qyteti ku kafja kushton më së shtrenjti në botë!

An iced coffee or iced latte in a large glass next to a hot latte on a black countertop in a bar setting. People are in the background but are not distinguishable

Banka zvicerane United Bank of Switzerland, në kuadër të kërkimit të madh vjetor për çmimet dhe fitimet, ndërmjet tjerash është marrë edhe me çmimet e kafesë në qytete të ndryshme të botës.

Hulumtimi merret me çmimin e një kafeje në kafene të zakonshme.

Kryeqyteti i Katarit Doha ndodhet në krye të listës dhe njerëzit mesatarisht për këtë pije të adhuruar duhet të paguajnë 5,47 euro.

Kopenhaga renditet e dyta, ku një kafe mesatarisht kushton në kafenetë e kryeqytetit danez 4,98 euro.

Në Dubai një kafe kushton 4,87 euro, në Cyrih 4,26 euro, Shangaj 3,93 euro, Pekin 3,78 euro, Vjenë 3,71 euro, Moskë 3,67 euro, Nju Jork 2,67 euro. Pakë më lirë një kafe kushton në Nju Delhi – 1,30 euro, Sao Paulo 1,28 euro, Johanesburg 1,27 euro, Stamboll 1,20 euro, Kajro 1,15 euro dhe Milano 1,14 euro, Mumbai 0,90 euro, Romë 0,85 euro, Lisbonë 0,63 euro dhe Lagos 0,53 euro.

Lexo tjetër  Shtetet me femrat më të bukura në botë