Ky është parashihmi i motit për javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, moti mbi Kosovë pritet të jetë i vranët dhe me periudha të gjata me diell.
Sipas IHMK-së, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

“Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë të qëndrueshme për tri ditët e para të javës, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.

Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperendimi me shpejtësi mbi  9m/s.

Lexo tjetër  Pamje tmerruese: E ëma dhunon brutalisht të bijën e saj 2-vjeçare