Ky është misioni i fundit i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka një detyrë të fundit për të realizuar sonte, në xhiron e fundit në La Ligë.
 Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka një detyrë të fundit për të realizuar para përfundimit të sezonit në La Ligë. Sonte, në duelin e xhiros së fundit ndaj Getafes, portugezi do të synojë triumfin në garën e realizatorit më të mirë.

Ronaldo udhëheq para Lionel Messit Me 45 gola kundër 41 të sulmuesit të Barcelonës.

Me 90 minuta të mbetura, “Pichichi” është pothuajse në duart e Ronaldos.