Ky është lajmi i fundit rreth lëndimit të futbollistit të Feronikelit

Feronikeli krahas barazimit me Dritën (0:0), dje e mori edhe një tjetër lajm të keq, përcjellë Gazetaolle.com.

Mbrojtësi Ardian Limani e pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga loja në pjesën e dytë. Megjithatë, klubi ka njoftuar sot se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

Limani, pësoj një lëndim ku nga përpjekja e madhe për t`a fituar topin në duel më njërin nga lojtarët e Dritës, u përplas në dyshemenë e bankinës me ç’ rast u dashtë t`a liroj fushën në minutën e 72-të, të takimit. /Gazetaolle.com