Ky është kosovari që u bë hero pas sulmit në Stokholm, ja çka ka bërë (Foto)

Shqiptar Oseku ishte duke ecur për në shtëpi, kur papritmas hasi në kaosin e sulmit të së premtes në Stokholm të Suedisë.

Më pas ai mori vendim, që së bashku me disa persona të tjerë të krijojnë një barrierë me trupat e tyre – për të parandaluar që njerëzit të vraponin për në zonat e rrezikut, shkruan Expressen.se, transmeton Klan Kosova.

“Ishim njerëz që më kurrë mund të mos takohemi. Por aty ne punuam bashkë”, ka thënë Oseku.

Ai ka folur për këtë medium suedez, ku ka thënë se pas një takimi që kishte pasur në orën 15:00, në ditën e sulmit, kishte vendosur që të ecte nëpër “Queen Street” dhe më pas të merrte rrugë me tren për në Farsta.

“Më pas pashë njerëz që po vinin në drejtim timin dhe kuptova se diçka e keqe po ndodhte”.

“Jam nga Kosova dhe në të kaluarën jam përballur më kësi lloj tmerri”, ka pohuar Oseku.

Ai ka rrëfyer se si kishte përfunduar në ndërprerjen në Hamngatan / rruga për të Qeveria, ku ka parë një grua që po parandalonte njerëzit të shkonin në drejtimin e gabuar.

Shqiptar Oseku aty vendosi që t’i bashkohej asaj për ta ndihmuar.

“I thoshim secilit që të vazhdonte për në drejtimin që policia na tha se është zona e sigurisë. Shumica na dëgjonin. Por që ishte e sigurt se kishin familjarë në “Queen Street, për çka ishin të shqetësuar. Ne s’e kishim autoritetin që ta ndalonim dikë, por që 99 për qind merrnin këshillën tonë dhe zmbrapseshin”.

“Policia na tha vazhdojeni këtë që po bëni, pasi që njerëzit nuk duhet të shkonin në Drottninggatan”, ka deklaruar Shqiptar Oseku.

Ai ka treguar se si për një orë e gjysmë kishte orientuar njerëz, derisa ka ardhur një polic që i ka falënderuar ata dhe ju ka thënë se puna atëherë ishte më mirë.

Gjatë kësaj një ore e gjysmë, Shqiptari ka takuar njerëz të frikësuar. Ai për vete ishte i brengosur për të bijën e tij 16 vjeçare, e të cilën nuk kishte mundësi për ta kontaktuar.

“Kishte fëmijë që kishin humbur prindërit. Një vajzë e vogël kishte një mobil që nuk funksiononte mirë, na duhej ta ndihmonim. Qetësuam shumë turistë”, ka theksuar ai, transmeton Klan Kosova.

Oseku ka thënë se vazhdimisht rritej numri i njerëzve që i bashkoheshin atij dhe pjesës tjetër që po ndihmonin njerëz.

“Janë njerëz që kurrë më nuk do të mund të takohemi. Por që punuam bashkë”.

46 vjeçari shqiptar, ka treguar se si edhe banorët lokal aty ishin vënë në shërbim të të gjithë të prekurve nga sulmi.

 
Loading...