Ky është i moshuari që vdiq nga aksidenti në Arllat të Drenasit (FOTO)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Arllat të Drenasit, më 11 prill, me ç’rast ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Burimet e DrenicaPress brenda policisë kanë thënë se personi që ka vdekur është shtetas i Shqipërisë.

“Viktima është nga Tropoja dhe është i moshës 81-vjeç. Ndërsa shoferi që ka shkaktuar aksidentin tani ndodhet në Stacion të Policisë dhe është duke u marr në pyetje”, ka thënë burimi i Drenicapress.

Gazeta Online merr vesh se personi që ka ndërruar jetë në Arllat është Qazim Uka nga Tropoja./Drenicapress.info

Fotografia e Salih Zyba

Lexo tjetër  EKSKLUZIVE/ Gjendet harta që denoncon demarkacionin, ja ku është vija kufitare me Malin e Zi