Ky është dokumenti i nënshkruar për heqjen e murit, ja çfarë parashihet aty (Dokumet)

Janë bërë më shumë se dy muaj kur në veri të Mitrovicës është ndërtuar një mur ilegal pa “izën” e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, këta të fundit, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-në kanë firmosur përfundimisht nënshkrimin për rrënimin e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin në të cilin është pararparë heqja e këtij muri ilegal. Firmosjen për largimin e tij e kanë bërë edhe serbët e veriut, respektivisht kryetari Goran Rakiq dhe Branimir Stojanoviq.  Ndër të tjera, aty thuhet se palët kanë rënë dakord për heqjen e strukture ekzistuese dhe zbatimin e një projekti të ardhshëm.

“Me 4 ose 5 shkurt duhet të rrënohet objekti.  Të dielën do të bëhet largimi i strukturës ekzistuese”, thuhet në vendimin e nënshkruar në orën dy pasmesnate.

Derisa është paralajmëruar se ndërtimi i projektit të ri do të nis me 7 shkurt. “Drejtoria e urbanizmit në veri do ta lëshojë lejen e ndërtimit në përputhje me pikën III të këtij vendimi”.

   
Loading...