Ky është bashkëshorti i Atifete Jahjagës për të cilën po flitet se janë ndarë (Foto)

Që kur Atifete Jahjaga është bërë presidente e Kosovës, shkrimet e mediave për jetën e saj private nuk kanë rreshtur.

Sot në media u raportua se ish-presidentja Atifete Jahjaga, është në proces gjyqësor për divorc nga bashkëshorti i saj, shkruan Magazina.al

Por e njejta duke mos pohuar e as mohuar, i ka quajtur “marre” lajmet të cilat përseriten shpesh në media në lidhje me ndarjen e saj nga bashkëshorti.

“Leni këto gjëra. Leni këto gjëra qe sa vite jeni duke u marrë. Është marre”, ka thënë Jahjaga e kontaktuar nga mediat sot.

Por kush është bashkëshorti i saj për të cilën po flitet kaq shpesh se është ndarë Jahjaga?

Astrit Kuci, është me profesion dentist dhe gjatë kohës sa bashkëshortja e tij ishte presidente e vendit, dhe ai mbante epitetin “Zotriu i parë”, është shfaqur rrallë në publik, shkruan Magazina.al

Edhe sot zotri Kuçi vazhdon të rri larg syrit të publikut, pavarësisht lajmeve në lidhje me bashkëshorten e tij dhe ndarjen prej saj.

  

Lexo tjetër  Mandati i EULEX-it, të gjitha gjykimet kryhen nga vendorët, vetëm në rrethana të jashtëzakonshme nga EULEX-i