Ky është 16-vjeçari i vrarë sot në Prishtinë (FOTO)

Aulon Zeka, është 16-vjeçari i cili u gjet i vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Gjon Sereqi në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Këtë e kanë konfirmuar edhe motra e të ndjerit, Monika Zeka përmes një postimi në Facebook, si dhe vajza e xhaxhait të tij, Rina.

Sipas policisë, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Aktualisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, njofton Klan Kosova.