Ky do të jetë ‘Ronaldo i ri’ te Unitedi?

Park Ji-Sung beson se Memphis Depay mund të përsërisë suksesin e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje me PSV-në për blerjen e lojtarit, i cili nga vera që vjen do të luajë në Old Trafford.

21-vjeçari tashmë ka thënë se do t’i pëlqente që të arrijë sukseset e superyllit portugez, por ka thënë se nuk do ta kopjojë futbollistin e Real Madridit.

“Ai është akoma lojtar i ri, është vetëm 21 vjeç, por kam luajtur me të dhe ka shumë potencial: ka forcë, aftësi për të pasuar dhe cilësi manovruese”.

“Disa njerëz thonë se ai është si Cristiano Ronaldo dhe unë mund ta imagjinoj këtë – ai ka vërtet dëshirë për t’u bërë lojtari më i mirë, ndërsa Unitedi mund t’i ndihmojë që ta arrijë atë”, ka deklaruar Park për MUTV.