KV Drenasi nesër pret KV Kosovën

Klubi i femrave në volejboll, KV Drenasi, nesër pret si vendas ekipin e KV Kosovës.
Takimi zhvillohet nesër duke filluar nga ora 18:00, në Palestrën e Qytetit të Drenasit.
Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, udhëheqësit e KV Drenasi kanë kërkuar nga të gjithë dashamirësit e sportit, që ditën e nesërme të vihen në përkrahje të ekipin e tyre në kërkim të fitores. /drenicapress/