Kushtrim Mehmeti, regjisori nga Skenderaj që rrëmbeu qmimin regjia më i mirë në ETNO FEST.

“Monologjet e Dantës” më regji të studentit të masterit Kushtrim Mehmetit nga  ETNO FEST fiton qmimin si “regjia më i mirë” sukseset e këtij djaloshi të ri nuk kanë të ndalur, i cili falenderoi të gjithë aktoret dhe bashkëpuntoret për realizimin e kësaj shfaqeje skenike.

Kjo shfaqje vjen pas një hulumtimi të gjatë një vjeçar dhe punë praktike dymujore.

Mehmeti e ka vendosur shfaqjen në një ambient të gjetur, tre katësh i cili lejon manovrimin skenik,duke krijuar një ngjashmëri thuajse identike me nëntë rrathet e përshkruar në Ferrin e Dante Aligherit. Virgjili pret spektatorin pranë portës se Ferrit merr përsipër shëtitjen e Spektatorit që në këtë rast është Dante.

Për regjisorin e ri kjo ishte një nga eksperiencat e tij më të vështira të pesë viteve të studimit. “Ajo që më ka intriguar më shumë është se kam pasur në dorë një vepër gjeniale siç është Ferri i Dantes. Sigurisht që puna dhe bashkëpunimi që kam pasur më profesoreshën Nura më ka lehtësuar rrugëtimin tim nëpër “Ferrin e Dantës”, thotë Mehmeti, i cili shton se më këtë eksperiment rrezikshmeria ishte se ose do të ngadhnjente në këtë formë ose do të dështonte fare.

Në konceptin e tij regjisorial, ne rrethin e parë të Ferrit fillon ku fillon aventura e kesaj shfaqje, janë gjithsej tre te dënuar të ferrit :”Ata qe nuk kanë bërë mirë e as keq”, Mashtruesit e Femrave” dhe “Tregtuesit e gjërave të shenjeta”.

Derisa spektatori shëtit këta tre rrathë atij i duhet që të zbresë në katin e mesëm per të shikuar të dënuarit e tjerë,”Artistët”, “Mëkatarê të epshit”,”Vetëvrasës”,”Sundimtarë të padrejtë” të vendosur ne tre rrathë tjerë, secili me denime të ndryshme. Secili dënim shkon duke u bërë sa i vështirë aq edhe i rëndë per tu perballuar.

Pas ketyre aventurave Publiku vazhdon në katin e parë ku gjenden dhe tre rrathë tjerë dhe permbajnë ,”Grykësit”,”Këshillëtar Dinak” dhe rrethi i fundit që regjisori dëshiron ta vendosë si përmbyllje “Vjedhësit dhe vrasësit” të gozhduar në një vend. Ata edhe përmbyllin Ferrin duke liruar Spektatorin dhe duke mbyllur portat e Ferrit përgjithmonë.

Në shfaqje luajnë: Mehmet Preteni, Qëndresa Jashari, Allmir Suhodolli, Mikel Markaj, Hbaib Hajzeri, Florent Salihu, Blend Sadiku, Gentrit Shala, Fisnik Sykaj, Andi Krasniqi, Florenta Bajraktari, Donika Zeqiri, Egzon Mustafa, Armend Ballazhi, Besarta Shaljani, Elmedina Berisha, Shend Tejeci. Muzika nga Ismet Kadishani dhe Lulzim Lushtaku, ndriçimi Skënder Latifi, asistent regjie Gëzim Hasani.

“Kam pasur shumë aktorë dhe ka qenë e vështirë që të menaxhohen të gjithë, aq më tëpër kur je në një ambient jokonvencional”, shprehet regjisori Mehmeti. Shfaqja është mirëpritur nga publiku, saqë është shfaqur dy herë radhazi për shkak të kërkesës së publikut i cili në të të dy herat për nga 10 minuta ka zgjatur duartokitjet e tyre.