Kush ka pus do të paguajë taksë

Familjarët që kanë në përdorim një pus uji dhe i ofrohet shërbimi nga ujsjellësi do të paguajnë taksë. Drejtori i Politikave dhe Burimeve Ujore ka shpjeguar se ende nuk është vendosur një nivel për tarifat  dhe se kjo pjesë do rregullohet me VKM por sipas tij për këtë kategori do parashikohet një tarifë minimaliste që ka si synim formalizimin.Ndërkohë Opozita ka kërkuar të përjashtohen nga tarifa për puset familjarët dhe fermerët. 

Qeveria do të vendosë taksë për një pjesë të familjeve që përdorin puse uji. Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese drejtori i politikave dhe burimeve ujore tha se për konsumatorët do të ketë tarifë në ato raste kur familjet marrin shërbimin nga ujsjellësi. Sipas qeverisë tarifat do jenë minimaliste dhe kanë si synim të formalizojnë ujërat nëntokësorë

Arben Pambuku Drejtor i Politikave dhe Burimeve Ujore: Politika dhe filozofia e këtij ligji është uji do paguhet në çdo pikë të përdorimit të tij, për familjarët lidhur me puset kur nuk i është ofruar shërbim ujësjellës, tarifa është zero. 

Opozita kërkoi që të përjashtohen nga kjo taksë familjarët dhe fermerët por ky propozim nuk u pranua nga maxhoranca.

Mima: Kushti jonë i vetëm është se individët pavarësisht se mund të regjistrohen me një akt formal duhet të jenë të përjashtuar nga fushëveprimi i kësaj, dhe fushëveprimi i ligjit ngelet vetëm tek burimet e përdorura nga personat juridik pra uji industrial i përdorur nga kompanitë e mëdhaja. 

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtoi këtë draft duke deklaruar se do të votojnë kundër. Edmond Panariti tha se nuk mund të vendoset një taksë e tillë për fermerët kur mungojnë investimet në ujësjellësa.

Lexo tjetër  Godet Berisha: Aleanca e qelbësirave thelloi krizën

Panariti: Të detyruar që të përballojnë tatime dhe taksa shtesë për përdorimin e ujit të cilët ata e kanë bërë në mungesë të investimeve qeveritare

Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, subjektet që do të shfrytëzojnë puse duhet të regjistrohen. E në rast se ky afat nuk do të respektohet, do të duhet të paguajnë gjoba që shkojë nga 500 mijë deri në 2 mln lekë.