Kush është shqiptarja që sulmoi Ambsadoren Çitaku me vezë (FOTO)

Blerta Avdili e njohur në llogarinë e saj në facebook me emrin Vlerta Vdili, është një studente shqiptare e cila mbrëmjen e kaluar sulmoi Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një bashkëbisedimi në ”Denver Woman in International Security” në të cilën ligjërtarë ambasadorja Çitaku ishte e shoqëruar dhe nga ambasadori Christopher Hill, njofton Klan Kosova.

Siç mëson Klan Kosova në bazë të disa publikimeve të aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, Vlerta Vdili është po ashtu aktiviste e ktij subjekti partiak.

Vdili para se të hidhte vezë në drejtim të Ambasadores Çitaku, e akuzoi atë si kriminele për rastin e vdekjes së Astris Deharit.