Skënderaj bëhet me dy Degë të LDK-së

Në zgjedhjet e brendshme në LDK ishin organizuar në atë formë sa që të mos i jepej mundësia askujt të ishte i pranishëm aty, e që ishte kundër rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së.

Këtë vlerësim e ka dhënë një degë e LDK-së në Skënderaj, delegatët e së cilës nuk u lejuan të merrnin pjesë në kuvendin zgjedhor të 31 majit, me arsyetimin se kryesia qendrore nuk i njihte ata si përfaqësues të këtij subjekti për Drenicë, raporton KTV.

Halil Geci ka hedhur akuza të rënda mbi procesin e zgjedhjeve të LDK-së. Megjithatë, përfaqësuesit e tjerë të LDK-së nga Skënderaj, që njihen si legjitimë, thonë se LDK-ja në qendër ta ketë pasur përfaqësuesin e tyre në kuvendin zgjedhor dhe vota e tij ka shkuar për Mustafën.

Përveç pakënaqësive të brendshme, për LDK-në ankesa patën edhe mediet e shoqëria civile, që nuk u lejuan të merrnin pjesë në procesin e rizgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar.