Kur fillon njeriu të plaket?

Plakja nuk është gjë tjetër veçse një proces normal në jetën e njeriut. Me harresën e çelësave, fluturimin e mendimeve, harresën e fjalëve të caktuara, zakonisht përshkruhet pleqëria. Por, me një studim të zhvilluar së fundi nga shkencëtarët amerikanë, vërtetohet se plakja në realitet fillon relativisht herët, që në moshën 20-vjeçare. Sipas përfundimeve të kërkimit, aftësitë tona mendore fillojnë të dobësohen në moshën 27 vjeç. Në kërkim kanë marrë pjesë 2000 burra dhe gra, të moshës 18-60 vjet. Nga ana biologjike, me rritjen në moshë ndodh mosfunksionimi mitokondral, çka sjell dobësimin e muskujve apo humbjen e elasticitetit të tyre dhe si rrjedhim uljen e aftësive fizike, pasi mitokondria furnizon qelizat me energji. Plakja e organeve të të parit dhe të dëgjimit fillon shumë herët, që në moshën 10-vjeçare. Dhe ky proces fillon të shfaqet dukshëm në moshën 40-vjeçare. “Rezultatet që mblodhëm nga ky kërkim do t’u shërbejnë njerëzve që të mësojnë se pleqëria nuk fillon kur shkojmë në pension, por shumë më herët dhe atë që në moshën 20-vjeçare”, shpjegojnë studiuesit amerikanë të këtij hulumtimi.

 
Loading...