Kupa e Francës shkon në PSG (VIDEO)

PSG ka siguruar edhe një tjetër trofe, duke e fituar Kupën e Francës. Kampionët, në finale mundën Auxerre, me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes, u shënua në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 64’, kur Edison Cavani shënoi një gol të bukur me kokë, pas një harkimi që mori nga van der Wiel.