Kujdes: Kjo lule që mbani në shtëpi është vdekjeprurëse (Video)

Nëna e djaloshit e shpërndau këtë informacion për të gjithë, që të kenë kujdes për fëmijët e tyre se çfarë lulesh fusin në gojë.

Gjithçka filloi ku djaloshi i vogël 5 vjeçar Esteban po luante me këtë bimë dhe  nëna e tij e vuri re që djaloshi i vogël nuk po ndihej mirë, ”kishte një ngjyrë të çuditshme në lëkurë dhe vështirësi të madhe në frymëmarrje, mora menjëherë ambulancën dhe e çova në spital por ishte tepër vonë”-u shpreh mamaja e djalit.

Kimikati i gjetur në gjakun e djaloshit i përkiste bimës AMOENA. Kjo është nje bimë shtëpiake dhe njerzit i mbajnë ato në shtëpi sepse është shumë rezistentë dhe nuk ka nevojë për shumë diell, por kini kujdes të madh për fëmijët se kjo lloj lule ka një përqindje të lartë të kimikatëve dhe mund ti marrë jetën fëmijës tuaj.

Në Shtetet E Bashkuara në vitin 2006 janë numëruar 64,250 raste të helmimit me këto lloj bimësh.Për më shumë shikoni videon për të parë lulen.