Ku na mbeti baca Jakup Krasniqi, pse po heshtë?

/// Shkruan:Hysni Gashi ///

Bacin Jakup jemi mësuar që ta shohim të zëshem dhe jo të heshtur si tani, në veçanti që nga shkëputja e PDK-së reagon për çdo gjë madje kritikon edhe për shumë gjera të imta dhë siperfaqësore. Edhepse baci Jakup ishte në pozita të larta shtetërore dhe numri 2 i PDK-së deri ne vitin 2012 dhe ishte bashke në vendimmarrje partiake e shtetërore ne shumë tema edhe kur nuk ishin të favorshme për shtetin dhe qytetarin(heshti).

Pse hesht edhe tani? (Heshti)edhe tash ne rastin e fundit siç është ratifikimi i demerkacionit rast ky me madhor dhe me i rëndesishë, madje edhe me i dyshimti deri me tani.Pra pas tërë asaj kritike e zjarrmie që nga 25 Gushti 2015 duke bërë be e rrfe se do ta kthejmë Demarkacionin në pikën zero, ai sikur u largua nga të ashtuquajturat “parime” të tij. Pra baci Jakup po del të jetë kritik vetem nga këndi opozitës deri të ai momenti ku hype pazarin politik të subjektit i tij por jo edhe të qytetarit dhe shtetit dhe pastaj tërhiqet sikur s’ka ndodhur asgjë.

Kështu kishte heshtur edhe kur bajke be e rrfe se kurr me PDK-në në qeverisje, edhe kur zotohej se kurrë më bashkpunim më Behgjet Pacollin dhe kështu po hesht edhe sot. Pra ai ka zgjedhur heshtjen duke aluduar se heshtja e tij e ktheu territorin, ndonse edhe ai vet e dinë që humben 8200 hektarë. Shumë më endje i lexoja librat e tij ku fliste për tokat e humbura dhe për padrejtësinë historike, por po sikur ai që i thoshte z.Meha së kishtë qëndrim kundër parimit të tij shkencor (duke aluduar se ne harta e 2004 z.Meha e fuste Çakorrin brenda Kosovës) po ashtu edhe baci Jakup dul jashtë kontestit të tij shkencor. Pra, për nje lexues si unë dhe shumë të tjere na ka kapluar një huti e mjegulli se a të bësojmë librave të bacit Jakup apo qendrimit të tij. Heshtjen e bacit Jakup me një mënyrë e kuptoj deri dikund si teprice e përsonalitetit të tij ne NISMA sepse askush nuk punon sipas fjaleve të tij, veprave të tij dhe parimeve të tij. Pra, baci Jakup fatkeqsisht është shendrruar si një kritik pazaresh por jo si një realist objektiv dhe me parime të çarta.Baci Jakup heshtë, heshtë sepse të heshtuar na latë gjithë popullin me veprime pa parimë të pa qendrushme dhe jo objektive.