Kthehet Messi, Barcelona kërkon ta eliminojë Chelsean për një vend në çerekfinale

Barcelona e mirëpret Chelsean sonte në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes tyre mbaroi baras 1-1 në “Stamford Bridge”, dhe sonte të dy palët do të japin gjithçka nga vetja për ta siguruar një vend në çerekfinale, transmeton Express.

Barcelona futet në këtë ndeshje në pozitë më të volitshme se skuadra e Antonio Contes, sepse ka përparësinë e stadiumit dhe golit të shënuar si mysafir.

Ernesto Valverdes i kthehet Lionel Messi, i cili mungoi në fundjavë kundër Malagës në La Liga për shkak të lindjes së fëmijës së tretë, ndërsa Philippe Coutinho nuk ka të drejtë të luajë në këtë garë, pasi ka luajtur paraprakisht këtë sezon për Liverpoolin.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Vidal, Umtiti, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; L. Suarez, Dembele, Messi.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Courtois; Rudiger, Christensen, Azpilicueta, Alonso, Zappacosta; Kante, Fabregas, Hazard, Willian; Morata.

Lexo tjetër  Guardiola befasohet nga futbollisti i Kosovës (FOTO)