Kthehet furnizimi me energji elektrike në Han të Elezit

KEDS Sh. A. njofton  se mbrëmë, më 07.04.2015 rreth orës 23:00,  ekipet për rregullimin e  prishjeve,  mbrojtjes rele dhe të  matjes kanë arritur që ta kthejnë furnizimin me energji elektrike në qytetin e Hanit të Elezit, pas përfshirjes nga flaka në mëngjesin  e djeshëm të disa kthinave në nënstacionin NS 110 / 6kV Hani i Elezit. Ekipet e KEDS-it dhënë maksimumin që të kthehet furnizimi me energji elektrike tek konsumatorët.

KEDS Sh. A.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikime