Kryhet autopsia, ja çfarë u gjetë në trupin e Ivanoviqit

Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq, i vrarë sot në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar para pak çastesh.

Kallxo.com mëson se në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël.

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës./Express/

Lexo tjetër  ​Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari