Kryetari i Skenderajt pjesë e ushtrimit fushor ”Ujku 2018“ (Video)

Ushtrimi fushor ,,Ujku 2018“ u organizua nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me FSK-në(BRSH_BAT3) ku morën pjesë Policia e Kosovës, Zjarrfikëset e Skenderajt (NJPSHZSH), (QKMF) dhe AME-ja (Qendra Emergjente Rajonale-Mitrovicë).

Objektivat e ketij ushtrimi kanë qenë dhe janë realizuar :
-Alarmimi
-Mobilizimi
-Senzibilizimi dhe Koordinimi i Agjensioneve civile të Komunës Skenderajit për inervenim në rastet emergjente dhe bashkëpunimi me FSK-në dhe AME-në.
Kemi filluar me Planifikimin e Ushtrimit me FSK-Batalonin e Tretë në Mitrovicë me Agjensionet tona emergjente dhe kemi mbrri deri tek organizimi i ketij ushtrimi fushor duke kaluar nëpër tri faza .
Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarvajtjen e ketij ushtrimi si nevojë e domosdoshme për testimin dhe koordinimin per rastet emergjente e të gjithë akterëve emergjent komunalë.

Gjatë ketij Ushtrimi fushor si rast emergjent kemi pasur termet 6.2. shkallë Rihter që ka goditur komunën tonë me epiqendër Fabriken e Municionit Gjuetisë dhe kemi pasur shembje të objekteve, persona të ngujuar, zjarr, aksidente komunikacioni në lëvizje të automjeteve dhe turma te familjarëve të interesuar për gjendjen e të afërmeve të tyre.)
Me marrjen kesaj informate nga Drejtori i Sherbimeve publike z. Ibush Hetemi dhe raportit nga tereni i Shefit sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim z. Sokol Hoxha,
Kryetari i Komunës, z. Bekim Jashari, ka ngritë gatishmërinë emergjente në komunë ka formuar Shtabin Emergjent dhe është informuar për kapacitetet njerzëore e materiale duke ju dhënë detyra për efektshmëri më të lartë në menagjimin e kësaj situate emergjente.
Ka urdhëruar dislokimin e shtabit Emergjent në Qendrën Operative Lokale afër vendit të ngjarjes dhe ka autorizuar nënkryetarin, z.Nuradin Lushtaku, për udhëheqjen e mëtejme të Shtabit Emergjent në teren.

Nga sherbimet tona emergjente :Policia e Kosovës, Sherbimi i Zjarrfikësave dhe Sherbimet Emergjente medikale është inervenuar: (në sigurimin e vendit të ngjarjes, në shuarjen e zjarreve, aksident trafiku, kerkim-shpetim të njerëzve nëngermadha, ndihma e parë, bartja dhe trajtimi mjekësorë i të lënduarve në spitalin fushor, bashkëbisedim me turmat e familjarëve deri tek shpernadarja e tyre).
Shtabi Emergjent ka përcjellur vazhdimisht situatën edhe gjendjen në teren dhe ka marrë vendime të domosdoshme dhe janë kryer të gjitha detyrat deri në konstatimin që forcat tona dhe resurset janë të pamjaftueshme .
Është kerkuar nga AME-ja për ndihmë me resurse nga niveli Qendror për mbrojtje dhe shpëtim si pasojë e pëlcitjeve të bocave me kemikale.
Kete kërkesë e kanë marrë FSK-ja dhe me ekipet e specializuara ka pranuar komandën nga komuna për menaxhimin e kësaj situate emergjente. Mëtuje
kanë vazhduar aktivitetet e FSK-së në stërvitje ku janë kryer operacione në shpartallimin e grupeve të keqbërseve në Fabrikën e Municionit.
Është zhvilluar edhe një aktivitet i përbashkët i FSK-së me ekipet tona emergjente Policinë e Kosovës, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj në aksident trafiku me të plagosur.
Në qytetin e Skenderajt MKAB/FSK-së ka intervenur në ndaljen e kemikaljeve dhe grupet tjera kanë bërë kerkim – shpetim urban në lartësi per shpëtimin e një personi.

Lexo tjetër  Bajrami: S'janë votat për ta ratifikuar demarkacionin sonte

Qendrën e Ushtrimit dhe Qendrën Operative Lokale e kanë vizituar Kom. i Brigadës për Reagim të Shpejtë, Gjenerali Fadil Hadergjonaj, nënkoloneli Sylejman Caka, komandant i Batalionit të tretë BRSH, kazerma ,,Minatori“ Mitrovicë, perfaqësues të KFOR-it në Kosovë.
Gjeneralmajor Fadil Hadergjonaj përgëzoj të gjithë akteret që morën pjesë në Ushtrimin fushor nga ana e Komunës së Skenderajit me agjensionet civile –emergjente, ushtarët dhe eprorët e FSK-së.
Në emër të Kryetarit të Komunës, z.Bekim Jashari, të pranishmit i përshëndeti, Drejtori i DSHP-së z. Ibush Hetemi ku i vlerësoj shumë angazhimet e të gjithëve në menaxhimin e këtyre rasteve emergjente dhe sidomos bashkëpunimin me FSK-në dhe AME-në ne keto situata emergjente.
Kerkesë ishte qe te vazhdohet me këto stervitje në funksion të daljes në ndihmë qytetarëve tanë gjatë fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.