Kryetari i Malishevës shtroi iftar për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka vazhduar traditën e iftarit me familjet e dëshmorëve të Komunës.

Si në çdo muaj të shenjtë të Ramazanit, edhe kësaj radhe është organizuar një iftar me familjet e dëshmorëve, ku ishin prezent edhe zyrtarë komunalë, anëtarë të Kuvendit të Komunës, si dhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë.

Në këtë iftar të organizuar mbrëmë, Kryetari Begaj, ka folur edhe për sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke e vlerësuar lart këtë akt sublim.

Sipas kumtesës për media bëhet e ditur se aty ka folur edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, i cili, fillimisht kujtoi kohën kur nuk kanë mundur të organizojnë jo vetëm iftar të përbashkët, por asnjë ndejë.

“Por sot, falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, ne jemi të lirë”, tha mulla Xhevat Kryeziu.

Lexo tjetër  Denis Gollubovci vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmë (Video)