Kryetari i Drenasit takoi Bordin e ri të Ujësjellësit Regjional “Prishtina”

Kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, të martën ka takuar anëtarët e Bordit dhe ushtruesin e detyrës së kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” me të cilët ka diskutuar për projektet të cilat do të investohën në Komunën e Drenasit për të përmirësuar shërbimin e ujësjellësit.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunim me të madh për ofrimin e shërbimeve të ujit për qytetatët e Komunës së Drenasit. Kryetari Demaku është njoftuar nga përfaqësuesit e kompanisë regjionale të ujësjellësit se janë siguruar fondet nga qeveria zvicrrane, dhe së shpejti do të filloj implementimi i projektit për 13 fshatra të Komunës së Drenasit, për zgjerimin e rrjetit të ujit të pijshëm.

Demaku kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi në investime dhe zgjerimin e rrjetit, gjithashtu kërkoj që qytetarët e Drenasit të kenë ujë 24 orë. Kompania rajonale u zotua se me ndërtimin këtë vit të rezervuarit në Kamenicë me kapacitet 1000 metër kub, qytetarët e Komunës së Drenasit do të kenë 24 orë. Gjithashtu u diskutua për financimin e ujëmatësve për të gjithë konsumatorët e Komunës së Drenasit, ku do të behët një projekt i përbashkët mes Komunës dhe Ujësjellësit për arsye të rritjes së inkasimit me të madh të shërbimit që ofron kompania.

Në vazhdimësi u diskutua që për investimet e Komunës në ujësjellës dhe kanalizim, të ofrohet këshillë profesionale nga ekspert të kompanisë së ujësjellësit. Në këtë takim të pranishmit paraqiten edhe problemet e trajtimit të ujërave të zeza në regjinonin e Prishtinës, ku parashihet ndërtimi i një impanti për përpunimin e ujërave të zeza në fshatin Dobroshec.

Përfaqësues të kompanisë kanë njoftuar kryetarin Demaku edhe për problemet dhe sfidat që ballafaqohet kompania dhe nga kryetari moren zotimin se do të jenë me të kordinuar në këtë fushë për t’i tejkaluar sfidat.