Kryetari i Drenasit takon Drejtorin Ekzekutiv të Odës Amerikane

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka me të cilin diskutoi rreth fuqizimit të bashkëpunimit në të mirë të zhvillimit ekonomik të Komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci njoftoi Drejtorin Ekzekutiv të Odës Amerikane rreth planeve për zgjerimin e Parkut të Biznesit, projekt ky i cili do të ofronte mundësi të re për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, e poashtu për planet e Komunës së Drenasit për zhvillimin ekonomik.Po ashtu në takim, u diskutua edhe rreth promovimit para komunitetit të biznesit të parcelave të lira në parkun ekzistues të biznesit.

 
Loading...