Kryetari Bekim Jashari bashkëbisedon me qytetarë

Për t’u informuar për së afërmi me problemet më të cilat preokupohen qytetarët, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka bashkëbiseduar me disa prej tyre të cilët i ka njoftuar për punët që komuna është duke zhvilluar për një mirëqenie më të mirë për të gjithë dhe për inicimin e disa projekteve të cilat pa dyshim do të sjellin një zhvillim ekonomik të kësaj treve.

Tutje gjatë ketij bashkëbisedimi, Jashari i njoftoj qytetarët për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe në këtë drejtim gjithmonë do të jetë i gatshëm të bashkpunoi me qytetarët.

Kujtojmë se më ardhjen në krye të komunës, Kryetari Jashari ka inicuar dy projekte madhore për këtë trevë siq janë: Penda e ujit në fshatin Kuqicë dhe qendra industriale e cila pritet të ndërtohet në një siperfaqe mbi 30 hektar në Fshatin Marinë.

Këto dy projekte do të jenë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj treve në të ardhmen.

Mirëpo karshi kësaj kryetari është duke punuar edhe për raste sociale, siq ishte së fundi projekti për sigurimin e 20 shtëpive për familjet që nuk kanë strehim.

Lexo tjetër  Aksident i tmerrshëm te stacioni i autobusëve në Mitrovicë (FOTO)