Kryetari Bahtiri urdhëron që shitësit prodhimet e tyre t’i ekspozojnë në treg e jo nëpër rrugët e qytetit

Shqyrtimi  dhe sjellja e vendimeve për rrënimin e objekteve të ndërtimit; Diskutimi rreth subvencioneve në QPS ; Informatë mbi vizitat sistematike të shëndetit oral në shkolla dhe disa pika të tjera të rëndësishëm, kanë qenë temë diskutimi në mbledhjen e Bordit të drejtorëve, drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Ismet Syla, kërkoi ndërmarrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen e problemit të disa ndërtesave që janë para vetë rrinimit e të cilat paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Bordi u dakordua që Drejtoria e Inspekcionit dhe Drejtoria e  Mjedisit dhe ajo për  Mbrojtje dhe  Shpëtim, bashkë me Drejtorinë e Prokurimit, të fillojnë procedurat për përzgjedhjen e a  operatorit për të eliminuar rrezikun. Para se të filloj rrënimi, u tha se duhet të definohen të gjitha çështjet eventuale kontestuese.
Po ashtu, drejtori Syla shtroi edhe problemin e dëmtimit të asfaltit nëpër rrugët e qytetit nga ana e kompanive të ndryshme, të cilat për nevoja të tyre intervenojnë në asfalt pa marrë lejen përkatëse nga shërbimet komunale. Edhe lidhur me këtë kërkesë reale, Bordi u dakordua se një praktikë e këtillë duhet të ndërpritet menjëherë dhe se ndaj operatorëve të papërgjegjshëm duhet filluar procedurat ligjore për shkelje ligjore.
Në takim kryetari Bahtiri nuk lejoi të diskutohet fare për gjetjen e ndonjë hapësire për personat që prodhimet e tyre i shesin rrugëve të qytetit. Ai kërkoi nga drejtori i Inepskcionit që asnjë shitës mos të ekspozoj mallrat nëpër asnjë rrugë të qytetit, por në tregun e gjelbër ku e kanë vendin. Ai kërkoi që të merren masa ndaj të gjithë atyre shitësve që nuk i përfillin urdhëresat e zyrtarëve komunalë.
Lidhur me kërkesën e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrim Evropian, për kthimin e subvencioneve, kryetari Bahtiri kërkoi nga drejtuesit e drejtorisë pë tu ndërpritet mbështetja financiare të gjithë atyre personave të aftë për punë e që kanë refuzuar pnën e ofruar nga kompanitë e ndryshme me ndërmjetësimin e shërbimeve komunale .
   
Loading...