Kryetari Bahtiri apelon për situatë të qetë dhe stabile

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka qëndruar në Shkollën e Mesme Ekonomike, ku ka biseduar me nxënësit e këtij institucioni shkollor, pas informatave se ka iniciativë për nisjen e tyre për në minierën e Trepçës në Stan Tërg për t’iu bashkuar minatorëve grevist.
Kryetari Bahtiri është përkujdesur për mbajtjen e situatës së qetë edhe në këtë drejtim, për çka edhe ka biseduar me këtë nxënës.
Të gjitha problemet do të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe institucionale pa ndonjë problem, edhe çështja e Trepçës për çka minatorët kanë hyrë në grevë, do të zgjidhet ashtu siç dëshirojnë minatorët. Edhe unë personalisht jam duke u marrë me minatorët grevist, kështu që ju vazhdoni mësimin edhe qytetarët të rrinë të qetë sepse çështje së minatorëve jemi duke iu qasur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ju tha nxënësve kryetari Bahtiri.