Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit pyet Petrit Selimin: Me kë do të dalin në foto fëmijët e të dënuarve?

 

Kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Naim Bazaj, i mllefosur nga dënimi i shqiptuar nga EULEX për rastin “Drenica”, u ka bërë nga një pyetje ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilicit dh zv. Ministrit të Jashtëm, Petrit Selimit.

“E pyes ministrin Stavileci sa fëmijë duhet t’i ketë Haxhi Demaku (babai i 4 të dënuarve) dhe i një dëshmorë dhe një vajzë martire që sot asnjërin nuk e ka pran?

E pyes Petrit Selimin me kë do të dalin në foto fëmijët e këtyre të dënuarve që para disa ditësh fëmija yt doli me Daçiçin?

Turp! dhe marre ju qoftë”, përfundon reagimin e tij i pari i kuvendit komunal të Drenasit, Naim Bazaj./DrenicaPress/