Kryeprokurori: Enver Hasani më akuzon ‘kot’

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, në publikimin e raportit të prokurorisë së shtetit për vitin 2015, është përgjigjur edhe në pyetjen për akuzat që ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Ever Hasani, i ka bërë ndaj tij. Hasani kishte thënë se aktakuza e ngritur ndaj tij ishte iniciuar nga kryeprokurori i shtetit, duke e hedhur këtë qështje në rrafshin personal.

Por Lumezi, ka thënë se hetimet ndaj, Enver Hasanit, kanë filluar para se ai të vijë në krye të prokurorisë së shtetit, raporton ‘zeri.info’.

Ky është qëndrimi zyrtar i kryeprokurorit përkitazi me akuzat e Enver Hasanit.

 
Loading...