Kryeministri Isa Mustafa i kërkoi rektorit, pranimin e fëmijëve të kategorive të dala nga lufta

Rektori i Universitetit të Prishtinës para disa ditësh ka pasur një mesazh edhe jo shumë të këndshëm. Dhe atë hiq më pak se nga vetë kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa. Para disa ditësh kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka kërkuar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramdan Zejnullahu që të reflektoj.
“Kryeministri ka kërkuar nga rektori që të reflektoj sa i përket fëmijëve të veteranëve. Këtë kërkesë Mustafa e ka pasur në kohën kur ndodhën protestat masive”.
Kryeministri Mustafa këtë gjë e ka kërkuar nga rektori, nga frika se mund të ketë dalje masive në protesta edhe të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka marrë vendim që të mos regjistroj asnjë studentë që vjen nga radhët e familjeve të dëshmorëve, invaldiëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vendim i rektorit, kishte shfaqur pakënaqësi të shumta tek organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kishin protestuar disa herë kundër këtij vendimi, por pa suksese, për faktin se rektori nuk u zmbpras.
Ndërkaq, publikisht edhe kryeministri Mustafa, por edhe ministri i Arsimit kanë thënë se nuk do të ketë ndërhyrje në autonominë e UP-së.
Lidhur me ketë çështje ka reaguar edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja në seancën e fundit ka drejtuar akuza ndaj rektorit, duke thënë se ai po përdor standarde të dyfishta. Sipas tij, rektori ka pranuar pa kritere studentët nga minoritetet, ndërkohë që nuk i ka regjistruar fëmijët e veteranëve.
Sipas Mujës, rektori po e ka mbështetjen e disa komandantëve. “Nuk duhet të harrojmë se disa prej nesh janë këtu falë votave të familjeve të veteranëve”, ka thënë Shaip Muja.
Rektori pos që e ka shkëputur referendumin e nënshkruar nga paraardhësit e tij me OVL-të e UÇK-së, ai ka marrë vendim që të gjithë profesorëve që në të njëjtën kohë  mbajnë edhe poste tjera ekzekutive t’ua shkëpus kontratat.
Si pasojë e këtij vendimi, sot ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Gjakovës, Bajram Nura me dy prorektorë ka dhënë dorëheqje. Edhe ushtruesi tjetër i detyrës së rektorit të Universitetit të Gjilanit, Arben Dermaku ka dhënë dorëheqje para disa javësh, duke u kthyer vetëm si mësimdhënës në UP.
 
Loading...